Web Analytics

Këta janë vëllezrit që ia panë sherrin Luiz Ejllit në internet

Luiz Ejlli vazhdon të jetë në majë të motorit të kërkimit, Google, dhe platformës YouTube.

Ka qenë eksperti i sigurisë kibernetike, Besmir Semanaj, i cili në platformën X ka zbuluar se Luiz Ejlli është personazhi më i kërkuar, pavarësisht se Romeo Veshaj është në qendër të vëmendjes për situatat e krijuara në “Big Brother VIP”, përfshirë edhe vëllain e tij Donaldin.

Semanaj shprehet se këtë vit Romeo dhe Donaldi nuk kanë arritur që të tërheqin vëmendjen e publikut ashtu siç ka bërë Luiz Ejlli.

Statistikat tregojnë që pavarësisht nga prania dhe polarizimi që mund të kenë sjellë Veshajt në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, publiku mbetet i mbërthyer nga personaliteti dhe performanca e Luiz Ejllit në edicionin e kaluar.

Nga rubrika