Komentet me përmbajtje kërcënuese janë shumë të shpeshta në profilet e personave të sferës publike.
E edhe më të shumta janë në faqet e gazetarëve kosovarë, të cilët për ngjarje të ndryshme që ndodhin në vend përdorin llogaritë në rrjete sociale për të dhënë komentet e tyre.
I tillë është edhe gazetari dhe drejtori i ‘Nacionale’, Berat Buzhala, i cili së fundi ka denoncuar publikisht disa persona të cilët në komente bëjnë thirrje për ta vrarë.
“Politika e berat qenit që punon per vuqiqin”, ka shkruar në një përgjigje të një komenti qytetari Ilir Shala.
Shala ka marrë një ‘reply’ nga autori i komentit, Leo Nardo, i cili ka shkruar se “kta tradhtar duhen vra”.
E në këtë diskutim të rrezikshëm u përfshi edhe një tjetër qytetar.
“Ky u bo milioner, me qeto propaganda. Ky llaposh nuk nalet, po skem njerz qe e nalin. Ketu eshte problemi”, shkroi Arlind Deliu.
Buzhala ka postuar me screenshot komentet e të lartpërmendurve teksa ka etiketuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Policinë e Kosovës, që të marrin masa.