E shtunë, 12 Tetor, 2024
13 C
Pristina

Këto ishin arsyet që quan drejt divorcit Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakun

Detaje të reja janë zbardhur nga dokumenti për kërkesën e divorcit që Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku depozituan në Gjykatën e Tiranës.

Sipas dokumentit të depozituar,shkruan Vox News çifti prej 1 viti nuk jetojnë së bashku dhe krisjet mes tyre kanë filluar 2 vite më parë.

Mësohet se martesa e tyre nuk po funksiononte më dhe mbeti vetëm formale.

“Marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe harmonike.

Në dy vitet e fundit, marrëdhëniet në çift janë acaruar, shkak kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare.

Çifti ka rreth një vit që nuk jetojnë më bashkë.

Në kushtet që martesa ka mbetur formale nuk funksionon më, dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur, paditësja i drejtohet Gjykatës me padi për zgjidhjen e kësaj martese dhe rregullimin e pasojave që vijnë prej saj,”-shkruhet në dokument.

SHKRESA E PLOTË:

“Paditësja Xhensila Kallaku dhe i padituri Besart Kallaku, kanë lidhur martesë ndërmjet tyre, të cilën e kanë celebruar në datë 13.06.2018, siç vërtetohet edhe nga certifikata e martesës e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile 381, Njësia Administrative nr. 9.

Palët ndërgjyqëse janë njohur me dashuri.

Paditësja dhe i padituri janë njohur në një moshë shumë të re.

Ata kanë ndërtuar marrëdhënien e tyre mbi baza të dashurisë dhe respektit reciprok.

Palët ndërgjyqëse kanë filluar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin në vitin 2011, në banesën e prindërve të të paditurit.

Më datë 1 (një) Shtator të viti 2017 palët kanë realizuar martesën faktike.

Pas celebrimit të dasmës së tyre, palët kanë filluar bashkëjetesën.

Marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe harmonike.

Në dy vitet e fundit, marrëdhëniet në çift janë acaruar, shkak kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare.

Çifti ka rreth një vit që nuk jetojnë më bashkë.

Në kushtet që martesa ka mbetur formale nuk funksionon më, dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur, paditësja i drejtohet Gjykatës me padi për zgjidhjen e kësaj martese dhe rregullimin e pasojave që vijnë prej saj”, thuhet në dokument.

Nga Rubrika