Web Analytics
E mërkurë, 3 Shtator, 2025
21.7 C
Pristina

Këto kufje kushtojnë 100 mijë euro

Gjiganti gjerman i teknologjisë, Loewe dhe argjendari i njohur amerikan Jacob & Co. kanë bashkuar forcat dhe kanë prezantuar një seri të kufizuar kufjesh të zbukuruara me diamant. Rezultati i kësaj bashkëpunimi janë dy modele mbresëlënëse kufjesh.

Modeli i parë, i quajtur Ice Diamond, është i punuar nga ar i bardhë 14 karatësh dhe është i zbukuruar me plot 456 diamantë. Modeli i dytë, Noir Rainbow, përmban gati 16 karatë safirë shumëngjyrësh, të vendosur në ar rozë 14 karatësh.

Përveç dizajnit mbresëlënës, këto kufje krenohen edhe me specifikime teknike të nivelit më të lartë.

Ato janë të pajisura me teknologjinë më të avancuar për anulimin e zhurmës, të mbështetur nga inteligjenca artificiale, ofrojnë përkthim në kohë reale si dhe kanë të integruar asistent zanor.

Ky kombinim luksoz i teknologjisë dhe bizhuterisë është prodhuar në një seri jashtëzakonisht të kufizuar prej vetëm pesë copësh në gjithë botën.

Çmimi varion nga 99-119 mijë euro, në varësi të modelit të zgjedhur. /Telegrafi/

PROMO

Nga Rubrika