Web Analytics

Kica-Xhelili reagon për përgjimin: Mimoza s’është protagoniste këtu, por ndërmjetësuese

Botuar nga: InfoKosova

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas publikimit të pjesës së dytë të përgjimit të bisedës në mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simiqit nga Lista Serbe.

Në reagimin e saj, Kica-Xhelili ka thënë se Kusari-Lila nuk është protagoniste këtu, por ndërmjetësuese.

Sipas saj, në Grupin Parlamentar të LVV-së askush nuk guxon të flasë me askënd pa ‘bekimin nga lart’.

“O jo, jo.

E keni huqë! Nuk jeni taku “veç me Listën Serbe” por keni fol me Radojçiçin, që është futur në listën e zezë të SHBA-së, dhe atë PASI që e kanë futur.

Jo një por DISA herë! Relativizojeni sa të doni. Asgjë nuk e zhbën demaskimin që po ju ndodh”.

Tutje, deputetja opozitare ka thënë se LVV-në nuk e shpëton më asnjë referencë e të kaluarës sepse “ju e keni sabotuar të tashmen e të ardhmen në të njëjtën kohë që keni demaskuar qenien tuaj të të gjitha kohërave”.

“Besa s’e keni huqë hiç.

Aspak! Shumë mirë po e dini çka ka ndodhur.

Prandaj krejt ky panik!”, ka përfunduar ajo.

Në pjesën e dytë të përgjimit të publikuar nga “Nacionale”, dëgjohet Kusari-Lila dhe Simiq duke biseduar për Milan Radoiçiqin.

Gjatë bisedës Kusari-Lila e pyet Simiqin se përse Radoiçiq është në listën e zezë të ShBA-ve. /Telegrafi/

Shiko postimin:

Të FUNDIT