Këngëtarja e njohur Kida është në qendër të vëmendjes pas aludimeve se mund të jetë shtatzënë.
Reagimi i saj ka ngritur më shumë pikëpyetje dhe diskutime mes ndjekësve.
Kida, e cila ka marr propozimin për fejesë nga partneri i saj, duket se po përjeton një periudhë të veçantë në jetën e saj, përveç angazhimeve muzikore. Ajo ka vazhduar të prezantojë projekte të reja me energji dhe pasion, duke mos u ndalur asnjëherë nga skena muzikore.
Gjatë koncertit të saj të fundit, disa publikime në media dhe rrjete sociale kanë filluar të spekulojnë mbi një mundësi shtatzënie, pas disa fotove ku Kida duket të ketë një bark të shendoshe. Këto aludime ngjallën kuriozitetin e ndjekësve të saj, të cilët janë gjithmonë të angazhuar për çdo detaj në jetën e saj personale.
Megjithatë, Kida ka marrë një qëndrim të qartë për të hequr çdo dyshim. Në postimin e saj të fundit në Instagram, ajo ka shpërndarë një foto nga palestra, duke treguar se po punon për të arritur një formë fizike më të mirë.
Kjo nuk është hera e parë që artistja ndan me ndjekësit e saj përpjekjet e saj për t’u kujdesur për shëndetin dhe pamjen fizike.
Ne foton e publikuar, Kida shfaqet duke bërë stërvitje, duke theksuar rëndësinë e aktivitetit fizik në jetën e saj. “Më mirë se kurrë, është koha për t’u përkushtuar,” shkruan ajo në përshkrimin e postimit, e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe komente mbështetëse nga fansat e saj të flaktë.
Reagimi i Kida-s ndaj spekulimeve të shtatzënisë është një shembull i qartë se si artistët mund të menaxhojnë informacionin personal në një mënyrë proaktive. Shumë prej tyre shpesh përballen me pyetje të ngjashme dhe thashetheme, dhe konsiderojnë se si të reagojnë në mënyrë që të mbajnë lidhjen me fansat e tyre.