Web Analytics

Komenti i Mirkos në postimin e Soni Malajt që nxiti dyshimet për një rindezje të romancës! Ç’po ndodh mes ish-çiftit

Këngëtarja e njohur Soni Malaj është një ndër artistet më të suksesshme dhe më të dashura për publikun shqiptar.

Ajo ka performuar së fundmi në Merano, Itali, ku ka mahnitur publikun me vokalin e saj.

E në lidhje me këtë, media e njohur italiane ‘Rai’ i ka kushtuar një kronikë Sonit, teksa shprehen se ajo ka elektrizuar 10,000 spektatorët të cilët panë përformancën e saj.

“Notat e Soni Malaj, ylli i muzikës shqiptare, kanë elektrizuar mbi 10.000 spsektatorë”, thuhej në kronikë, ndërsa artistja e ka ndarë këtë moment në “Instagramin” e saj ku shprehet: “Faleminderit televizionit shtetëror italian Rai për komentet aq pozitive mbi performancën time në Merano”.

Ajo që na ra në sy ishte komenti i Mirko Luçarelli-t, ish-bashkëshortit të Sonit, i cili dukej i kënaqur për këtë arritje të saj dhe u shpreh se në të vërtetë ishin 12.000 spektatorë. Ish-çifti i njohur kanë një marrëdhënie tejet korrekte dhe miqësore dhe këtë e tregojnë here pas here.

Edhe pak kohë më parë, Mirko uroi publikisht këngëtaren për ditëlindjen e saj. “Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar ai krahas një fotoje me këngëtaren, të cilën e ka shoqëruar dhe me disa emoji. Kujtojmë që ish-çifti kanë tërhequr vëmendjen gjithmonë me raportin e mirë që kanë. Pak kohë më parë, bënë bujë në rrjet disa komente që i kishte lënë ish partneri “Hot”, ka qenë komenti që ka marrë edhe përgjigjen e Sonit.

“Po çfarë do të thotë ‘hot’?”, pyeste Soni. “Do të thotë ‘caliente’, ‘sexy’… a duhet të vazhdoj?”, përgjigjet balerini italian. Shpesh këto ngacmime janë parë edhe si një mundësi për një rikthim mes një prej dysheve më të dashura për publikun. Megjithatë, gjithçka duket se është një marrëdhënie e mirë që të dy gëzojnë pas ndarjes si çift.

Nga rubrika