Web Analytics
E enjte, 17 Korrik, 2025
16.1 C
Pristina

Kontrabandë me mbathje sportive, arrestohet një oficer doganor dhe një transportues mallrash

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në Pikën Kufitare Vërmicë kanë realizuar me sukses një plan operativ me qëllim të parandalimit të kontrabandës së mallrave.

Sipas një njoftimi për media gjatë këtij operacioni është identifikuar dhe parandaluar një tentim kontrabande me mallra të dyshuara si të falsifikuara – konkretisht mbathje sportive me marka të mbrojtura.

Hetuesit e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, kanë ndërmarrë një seri veprimesh që kanë çuar në zbardhjen e këtij rasti.

Operacioni u zhvillua pas një periudhe monitorimi, në të cilën janë mbledhur prova të mjaftueshme që vërtetojnë inkriminimin e zyrtarit doganor i cili, siç është raportuar, ka abuzuar me detyrën e tij.

Informacionet e siguruara tregojnë se ky zyrtar ka lejuar hyrjen e mallrave në territorin e Kosovës pa kontrollin e nevojshëm dhe ka shmangur pagesën e detyrimeve të parashikkuara nga ligji.

Ky rast shërben si një kujtesë për të gjithë ata që angazhohen në aktivitete të paligjshme dhe për ata që duhet të zbatojnë ligjin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas përfundimit të procedurave hetimore dhe intervistimit të personave të dyshuar, janë ndaluar për 48 orë: zyartari doganor për veprën penale ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare’, dhe vozitësi i automjetit transportues për veprat penale ‘Kontrabandim i mallrave’ dhe ‘Shmangie nga pagesa e detyrimeve doganore’.

Doganat e Kosovës riafirmon angazhimin e saj për forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e tregut të brendshëm.

Institucioni ka vënë në plan të parë ndjekjen penale të të gjitha rasteve të abuzimit me detyrë, si dhe veprimtarive të paligjshme që dëmtojnë ekonominë e vendit.

Operacioni i fundit tregon se përkushtimi i Doganës për të luftuar kontrabandën dhe abuzimin me autoritetin është më i fortë se kurrë.

Ne ju inkurajojmë të ndani mendimet tuaja rreth këtij incidenti. Komento edhe ti në Facebook – bashkohu diskutimit!

PROMO

Nga Rubrika