Në Nottingham të Anglisë, është organizuar një kor në të cilin bëjnë pjesë vetëm njerëzit që nuk dinë të këndojnë, por që e duan me shpirt këndimin.
Nadine Cooper, e cila si fëmijë është përjashtuar nga klasa e muzikës sepse nuk dinte të këndonte, nuk ka pasur guxim të bëhet pjesë e ndonjë organizmi muzikor.
Meqenëse 48-vjeçarja kishte një pasion të madh për muzikën, mblodhi afër vetes ata që nuk dinë të këndojnë.
Për çudi, tani çdo të enjte mblidhen nga 50 persona, që janë pjesë e ‘korit të çakorduar’.
Ata po bëhen gati për një koncert, që do të zhvillohet gjatë verës, por ku nuk e ftojnë askënd.
“Është vështirë të dëgjohen këngët tona, andaj lirisht mos ejani. Ne jemi të tmerrshëm”, ka thënë me humor Cooper, lidhur me koncertin ku do të këndohen mbi 20 këngë.
Shiko Videon: