Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ndërkaq në rend dite është edhe certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.
Mbledhja e KQZ do të mbahet në ora 16:00.
Sipas njoftimit, KQZ ka këto pika të rendit të ditës: zëvendësimin e të zgjedhurve që kanë hequr dorë nga pozita e deputetit dhe certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.
Nëse certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve bëhet sot, aty ky proces po realizohet pas më shumë se 40 ditë.
Prolongimi i certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve u bë pas ankesave të partive politike lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Këto shqetësime, siç është e zakonshme në çdo proces zgjedhor, ndihmuan në balancimin e besueshmërisë së rezultatit përfundimtar.