Së fundmi, Dafina Zeqiri ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me disa postime intriguese.
Në një nga fotografitë e saj të fundit, ajo ka shkruar në anglisht: “I break the rules, my lawyers handle the rest,” ( Unë thyej rregullat , avokatet e mi merren me pjesën tjeter) duke lënë të kuptohet se ajo e ndjek gjithmonë rrugën e saj, pavarësisht normave të vendosura.
Por duket se kjo qasje rebele e Dafines ka ngjallur një reagim publik të humorit nga partneri i saj, Kreshnik Gjergji. Duke komentuar mbi postimin e këngëtares, Kreshniku shkroi: “O mos the rregulla se na e q… s’do me na lanë mirë me kërkon,” një deklaratë që jo vetëm mori shumë vëmendje, por gjithashtu bëri që fansat të buzëqeshin me mënyrën e tij të lirshme të shprehjes.
Kjo deklaratë e tij ka ndezur diskutime në rrjet, me shumë ndjekës që komentuan mbi dinamikat argëtuese të çiftit.
Ndërkohë, aludimet për martesën e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit vazhdojnë të përhapen, me spekulime që sugjerojnë se çifti do të martohet në fund të muajit tetor.
Edhe pse ata ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht ndonjë datë, pritet që fansat dhe media të jenë të etur për të ndjekur këtë moment të rëndësishëm në jetën e tyre.
Deri atëherë, Kreshniku dhe Dafina vazhdojnë të ruajnë humorin dhe dashurinë në publik, duke mbajtur ndjekësit të intriguar dhe të argëtuar. /InfoKosova/
Shiko foton: