Tashmë prej disa javësh është krisur miqësia mes Gjestit dhe banores Rozana Radi.
Edhe pse kanë qenë miq të mirë e të pandashëm, ata tani po kalojnë në një fazë rivaliteti, ku pretendimet për vëmendje dhe popullaritet janë bërë faktori kryesor i përplasjeve të tyre. Situata duket se është shoqëruar me tension të lartë, duke I përkeqësuar marrëdhëniet mes dyshes.
Një ngjarje interesante ka ndodhur kohët e fundit, kur Gjesti, banori nga Kosova, ka vendosur t’i bëjë një apel këngëtares Rozana Radi, duke i kërkuar që të ndalojë ndjekjen e tij.
Ai shprehu shqetësimin se ndihmon po ashtu në përkeqësimin e situatës mes tyre. “Shpirtin më ke lodhur o vëlla. Kështu edhe kur më erdhi ish-femra të kam lënë. Vdes për vëmendje. Mos më hajde pas, këto gjëra i bën veç me i përdor, për vëmendje, ti nuk më do mua. Mos më thuaj më ke xhan kur nuk më do”, i tha ai Rozanës.
Ky moment zbulon jo vetëm faktin se marrëdhëniet mes Gjestit dhe Rozanës janë të tensionuara, por gjithashtu tregon për një dinamikë më të gjerë të marrëdhënieve në jetën e tyre publike.
Ndonëse e kaluara e tyre është e mbushur me miqësi dhe bashkëpunim, tani duket se çmimi i famës ka sjellë pasiguri dhe rivalitet.
Rozana, nga ana tjetër, ka kundërshtuar akuzat e Gjestit, duke e hedhur poshtë çdo pretendim se ajo po e bezdis atë. Sipas saj, ajo nuk ka asnjë qëllim negativ ndaj ti. arrijnë të ribashkohen ose do të mbeten rivalë në të ardhmen.