Web Analytics

Kryetari i Supremes: Institucionet të njohin të drejtën në dy pensione, pra edhe të veteranëve, invalidëve…

Botuar nga: InfoKosova

Fejzullah Rexhepi – Kryetar i Gjykatës Supreme, duke folur për Ligjin për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, tha se institucionet duhet të njohin të drejtën në në dy pensionet (pra edhe në atë bazik të moshës).

Rexhepi në një intervistë në “Tempus”, tha se në Gjykatën Supreme është krijuar një praktikë ku konsiderohet që këto dy pensione nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën dhe derisa nuk ka praktikë tjetër të krijuar, ai tha se si kryetar këtë praktikë të krijuar e ka marrë të mirëqenë.

“Derisa ka vendosje edhe në qoftë se nuk e njeh, atëherë realisht e bartë rrezikun m’u shkaktu qindra landë sepse qytetarët informohen dhe në momentin që e kupton që dikush përmes rrugës gjyqësore e ka siguru një të drejtë, atëherë gjithë ata që s’mujnë me i siguru në mënyrë tjetër, kanë me ju drejtu gjykatave. Kështu që përveç realizimit të drejtave kanë me kriju dhe shpenzime enorme për të cilat duhet të paguajë pastaj buxheti i Kosovës”, tha Rexhepi në emisionin “Tempus”, raporton betimiperdrejtesi.

Sipas tij, edhe sa i përket kontratave kolektive të cilat fatkeqësisht nuk janë zbatuar me kohë dhe kanë shkaktuar shumë telashe, e njëjta logjikë mundet me rrjedhë edhe në situatën e pensioneve.

“Kështu që mirë kishte me qenë që institucionet me reagu edhe mos me leju që m’u kriju të paktën shpenzime sepse për çështje që është kriju standard për çështje për të cilat ka praktikë unë besoj që nuk ka arsye me pritë që çdo çështje me shku në gjykatë”, tha tutje Rexhepi.

Të FUNDIT