Web Analytics

Kush është 18-vjeçarja, vajza e futbollistit të njohur, e cila po gjeneron të ardhura marramendëse në Instagram

Botuar nga: InfoKosova

Të jesh vajza e një nga futbollistëve më të mirë të Anglisë është padyshim një avantazh i madh.

Lilly Ella Gerrard është e bija e Steven Gerrard lojtarit të kombëtares së “3 Luanëve”, përpos pasurisë familjare, Lilly vetëm 18-vjeçe ka arritur të bëjë një shumë të konsiderueshme parash me anë të rrjetit social, Instagram.

Ella numëron më shumë se 180 mijë ndjekës në profillin e saj, dhe e përdor si biznes duke reklamuar brande të ndryshme, bëhet me dije se ajo ka arritur të lidhë marrëveshje të rëndësishme me marka të njohura, kryesisht veshjesh.

Një burim i brendshëm i kësaj industrie ka deklaruar se ajo fiton mijëra euro, vetëm me një postim të sajin, “Ajo ka shumë ndjekës, por më e rëndësishmja, ata të duhurit – njerëz të rinj, në modë që janë të lumtur të shpenzojnë,”-shprehet burimi.

Lilly përpos biznesit në Instagram ajo reklamon edhe jetën e saj luksoze, udhëtimet e shpeshta kryesisht në Londër, SHBA apo edhe Dubai.

Të FUNDIT