Web Analytics

Ky është doktori kosovar që u arrestua për marrje ryshfeti

Botuar nga: InfoKosova

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka urdhëruar ndalimin e një doktori me dyshimet për marrje ryshfeti.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është ortopedi, Sami Deliu, doktor në QKUK. Pas arrestimit të Deliut, ka reaguar edhe SHSKUK.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me shqetësim ka pranuar lajmin se një mjek është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale, marrje e ryshfetit.

Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore. Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore.

Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë raste të parregullsive” thuhet në reagimin e SHKUK./Indeksonline/

Shiko foton:

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT