Web Analytics

Kylie i zhgënjeu të gjithë me këpucët, por nuk keni parë ende Kendallin

Botuar nga: InfoKosova

Kur Kylie Jenner ndau disa pamje nga prapaskenat e shfaqjes së Schiaparelli në Paris, fillimisht të gjithë u fokusuan në v e saj.

Por më pas, diçka tjetër tërhoqi vëmendjen.

Këpucët e Jenner-it, të cilat ishin krijuar në mënyrë të ndërlikuar për t’u dukur si…këmbë njeriu?

Kylie Jenner veshi një palë këpucë Schiaparelli të dizajnuara për t’u dukur si këmbët e skalitura të një statuje nën atë fustan të mrekullueshëm.

Këpucët ishin të një ngjyre të ngjashme me tonin e lëkurës së saj.

Kylie nuk ishte e vetmja që kishte veshur këto këpucë.

Motra e saj Kendall, e cila e mbylli shfaqjen me një fustan të kuq të ndezur pa rripa, gjithashtu futi këmbët e saj në një palë këpucë të tilla.

Këpucët e çuditshme janë pjesë e koleksionit të Schiaparelli pranverë 2024 dhe mesa duket pasi i veshën motrat Jenner do i shohim të kthehen në trend muajt në vazhdim.

Artikull i sponsorizuar

RRJETET SOCIALE

1,163,235FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
404AbonentëAbonohu

Të FUNDIT