Web Analytics
E enjte, 17 Korrik, 2025
31.8 C
Pristina

Lamine Yamal bën premtimin emocionues për vëllain e tij të vogël

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Barcelona ka njoftuar me krenari se Lamine Yamal do të jetë ai që do të mbajë fanellën me numrin 10, një simbol i trashëgimisë së madhe të klubit.

Pas konfirmimit zyrtar, në një video emocionuese, u shfaq vëllai i tij i vogël, Keyne, i cili përgatit fanellat me numrin 10.

Ajo që e bën këtë video edhe më të veçantë është momenti kur Lamine Yamal shpreh mendimet e tij për lojtarët legjendarë që kanë mbajtur këtë fanellë të shenjtë.

Në fillim, ai tha: “Të luash mirë nuk mjafton për të veshur këtë fanellë… Disa bënë histori”, i referohet legjendës Diego Maradona.

Ai vazhdoi duke theksuar se “të tjerë e kthyen lojën në argëtim” kur fliste për Ronaldinho-n, një tjetër emër të madh të futbollit.

Për Lionel Messin, Yamal i jep titullin “më i miri që kam parë ndonjëherë” dhe kjo tregon vlerësimin e tij për trashëgiminë e madhe që mbart kjo fanellë.

Momenti kulmor i videos është kur Keyne i dorëzon Lamine Yamal fanellën me emrin e tij, që simbolizon një trashëgimi dhe një përgjegjësi të madhe.

Në fund të klipit, Lamine Yamal i bën një premtim emocionues vëllait të tij të vogël dhe tifozëve të Barcelonës: “Të premtoj që do të bëj historinë time, do të jap gjithçka”.

Kjo është një deklaratë e fortë që pasqyron ambiciet e tij dhe dëshirën për të lënë një gjurmë në botën e futbollit.

Shikoni videon e plotë këtu: SHIKOVIDEON

Të gjithë ne presim me padurim të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja për këtë talent të ri.

Si thoni ju për premtimin e Lamine Yamal? 
Komento edhe ti në Facebook – bashkohu diskutimit!

PROMO

Nga Rubrika