Web Analytics

Ledri rrëfen momentin kur mamaja e gjeti në dhomë duke…

Botuar nga: InfoKosova

Artisti Ledri është i ftuari i radhës në “A live night” në Top Channel, me Ledion Liçon.

Mes ritmit të muzikës së Ledrit, një prej reperëve më të dashur për shqiptarët, nuk kishte si të mungonte rrëfimi i disa detajeve të fëmijërisë, Ledri tregoi se si reagoi nëna e tij kur e pa se po dëgjonte Tupac-un.

“Nënat janë gjithmonë më kritike sidomos për djalin, por kurrë nuk më ka ndalu me bo diçka, edhe në muzikë më ka nxënë në dhomë duke dëgju këngën e Tupac që është një këngë diss edhe tu u dal prej knej, se çfarë muzike jam duke dëgju dhe të nesërmen i kam treguar një këngë me tekstin më të bukur të Tupac ‘Changes’ që nuk është vetëm ana negative por ka edhe na pozitive, repi mund të bëhet edhe në mënyrë poztive.

Ai ka qenë momenti që më ka lënë me e dëgju si muzikë dhe më ka thënë që bën, kjo ka qenë pjesa që ka ndiku në tekste, se unë s’kam sh.arë në tekste”, tha Ledri.

Ledri gjithashtu u shpreh se gjyshërit janë personat e tjerë që kanë ndikuar shumë në jetën e tij “Tani me thënë të drejtën kompetitiv më ka bërë gjyshi, gjyshi na i vizatonte ato vijat në plazh, se cili po kcen më larg, nuk kam dashur kurrë me e dëshpëru gjyshin, gjithmonë kam dasht me dal i pari si në sport, si në çkado… me e dasht fitoren.

Gjyshja më ka nimu me i shkru hartimet, ma ka jep konceptin si është një hyrje, mesi apo përfundim i një tregimi që më ka ndihmuar më vonë se si shkruheshin tekstet, kur jam rrit e kam marrë vesh se ku jam rrit, familja është diçka që s’mundesh me e zgjedh dhe e konsideroj veten me shumë fat se ku jam rrit”, u shpreh këngëtari.

Të FUNDIT