E premte, 8 Nëntor, 2024
13.7 C
Pristina

Lei Kraja shpreh pakënaqësinë ndaj Bardhit: “Nuk e kuptoj pse e bëri”

Moderatorja e njohur Lei Kraja ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Pardon my French” në Top Albania Radio, duke treguar se këngëtari i njohur Bardhi i ka bërë ‘unfollow’ në Instagram.

Kraja shprehu habinë e saj për këtë veprim, pasi ajo nuk e di arsyen pse Bardhi ka marrë një vendim të tillë.

Në intervistën e saj, Lei përmendi se Bardhi ka pasur vështirësi në karrierë për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me ish-menaxherin e tij.

Ajo theksoi se menaxheri i tij i mëparshëm i kishte bllokuar koncertet dhe kishte vështirësuar vazhdimësinë e karrierës së këngëtarit.

Ajo shtoi se teksti i këngës së fundit të Bardhit reflektonte këtë situatë të vështirë që ai kishte kaluar me menaxherin e tij.

Kraja tregoi gjithashtu se, nga përvoja e saj, menaxheri dukej një person me përvojë dhe që kishte sakrifikuar shumë për suksesin e Bardhit.

“Di që nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë me ish-menaxherin tashmë.

Di që nuk ia ka bërë të lehtë rrugëtimin për të vijuar karrierën e tij.

Unë them kryesisht ka qenë për menaxherin.

Bardhi më ka bërë ‘unfollow’ në Instagram.

Se di pse.

Nuk e di pse më ka hequr.

Koncertet i janë bllokuar nga menaxheri, ndaj dhe teksti në këngën e re është për të.

Mua më ka rastisur ta takoj, (menaxheri) mu duk një person që kishte përvojë.

Kishte bërë shumë, kishte sakrifikuar për suksesin e Bardhit.

Ka investuar shumë te Bardhi.”, u shpreh Kraja.

Nga Rubrika