Një nga çiftet më të njohur të Big Brother VIP Kosova, Lela Seferi dhe Leonard Gashi, janë sërish në qendër të vëmendjes me një festë të veçantë, që shoqërohet me një urim prekës dhe plot dashuri.
Sot, Lela feston ditëlindjen e saj, një ngjarje thato u shoqërua me një urim të veçantë nga Leo i cili ka bërë jehonë në rrjetet sociale.
Ai publikoi një fotografi magjike të çiftit, ku shfaqen të lumtur dhe të përqafuar, duke shkruar:
“Gëzuar ditëlindjen Amore! T’i uroj prej zemrës që krejt dëshirat e andrrat e tua t’u plotësohen. Jam shumë falënderues që të kam në jetën time. Ti amo”, shkruan Leo, duke e shoqëruar postimin me një emoji zemre.
Dashuria e Lela dhe Leos ka kaluar përtej mureve të shtëpisë së famshme, duke dëshmuar se është një lidhje e thellë dhe e sinqertë.
Pas përfundimit të edicionit, ata kanë vazhduar të ndajnë momente të paharrueshme së bashku, duke e bërë këtë çift një nga më të preferuarit te publiku.