E diel, 1 Qershor, 2025
22.7 C
Pristina

Livia i zbulon sekretin e radhës Mevlanit, e publikon para të gjithëve në ‘Instagram’

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Historia e dashurisë mes Mevlanit dhe Livias mbetet ende në qendër të vëmendjes dhe vazhdon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.

Mevlan Shabani, një emër i njohur në industrinë muzikore, dhe Livia, një figurë e njohur për publikun, kanë fituar një audiensë të madhe falë historisë së tyre të dashurisë që vazhdon të mbetet temë diskutimi.

Edhe pse dyshja nuk kanë konfirmuar zyrtarisht një rikthim të mundshëm, duket se Mevlani vijon të shprehë ndjenjat dhe reflektimet pas ndarjes përmes projekteve muzikore.

Çdo herë që ai publikon një këngë të re, ndjekësit e tyre fillojnë të spekulojnë për lidhjen e tyre.

Së fundmi, pas publikimit të këngës së tij më të re me titull “Fati”, Livia ka zgjedhur të reagojë në mënyrë publike. Ajo ka postuar një foto nga shtrati, e shoqëruar me një mesazh që ka ngjallur kuriozitet dhe komente të shumta: “Faleminderit për dedikimin e radhës, gjithmonë kënaqësi.”

Ky postim ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët janë ndarë në këto dy grupe: ata që besojnë se ka ende ndjenja mes dy të rinjve, dhe ata që e shohin këtë si një thumb të rafinuar ndaj Mevlanit, duke e bërë situatën edhe më delikate. Çfarëdo që të jetë e vërteta, ky është një moment intriguese për fansat që ndjekin nga afër çdo lëvizje të tyre.

PROMO

Nga Rubrika