E diel, 1 Qershor, 2025
22.7 C
Pristina

Luis Enrique: Po kërkojmë triumfin e historisë me PSG-në, frika nuk është pjesë e lojës tonë

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Pas një përgatitje intensive, Paris Saint-Germain dhe trajneri i ri Luis Enrique janë gati të sfidojnë Interin në finalen e madhe të Champions League në Allianz Arena.

Pas Interit, edhe PSG mbërriti në “Allianz Arena” për të testuar fushën, përpara finales së madhe të Champions-it kundër zikaltërve. Në konferencën për shtyp, trajneri Luis Enrique u shfaq i qetë dhe i vendosur për të arritur suksesin e shumëpritur.

“Mbaj mend që në prezantimin tim thashë se objektivi ishte të fitoja një trofe të madh. Trofe i tillë është Champions League. Kemi shumë pritshmëri, por jemi të qetë dhe të vetëdijshëm për forcat tona. Nëse kemi arritur deri këtu me këtë stil loje, duhet të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë”, tha Enrique duke i dhënë besim skuadrës së tij.

Një nga sfidat më të mëdha për PSG-në do të jetë kontrolli i lojës. Trajneri theksoi rëndësinë e strategjisë: “Futbolli është universal, nuk ka të bëjë me kombësinë. Kemi eliminuar një ekip francez, disa anglezë dhe tani ndeshemi me Interin, kundërshtar me shumë cilësi. Duam ta kontrollojmë lojën dhe të shfrytëzojmë pikat ku jemi më të fortë”.

Enrique vlerësoi gjithashtu niveli i kundërshtarit: “Interi ka individë të nivelit të lartë, si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje, prandaj ka mbërritur në finale. Sidoqoftë, edhe ne dimë të përshtatemi, jam optimist se skuadra ime është e re, por me përvojë”.

Një theksim i rëndësishëm ishte edhe përvoja e lojtarëve të rinj: “Nuk kam frikë të aktivizoj lojtarë të rinj, formacioni i përket më të mirit, jo më të vjetrit. Jemi të mësuar të luajmë në finale. Motivimi është thelbësor, por edhe përvoja bën diferencën”.

Lidhur me portierin Donnarumma, Enrique tha: “Kur je në nivel të lartë, duhet t’i pranosh edhe kritikat. Jemi shumë të kënaqur me Gigio”. Ky është një mesazh inkurajues për Donnarumma, i cili ka shfaqur performanca të shkëlqyera gjatë sezonit.

Enrique gjithashtu ndau emocionet e tij personale lidhur me përvojën e tij në Champions: “Fitorja e Champions-it më 2015 ishte e paharrueshme, por tani jam më i pjekur dhe dua ta transmetoj këtë qetësi te lojtarët. Mund të shkruajmë historinë, por pa rënë në kurthin e emocioneve të tepërta”.

Kur bëhet fjalë për përplasjen me Interin, ai tha: “Ka gjithmonë dy mënyra për ta parë një ndeshje. Në futboll është e vështirë të parashikosh, por përvoja përbën avantazh relativ. Rruga jonë ka qenë e vështirë, por kjo mund të na ndihmojë. Jemi gati, nuk do të kemi frikë”.

Për yllin e PSG-së, Dembélé, trajneri theksoi: “Mund ta fitojë ‘Topin e Artë’ dhe është meritë e tij. Ka qenë ndër më të mirët e sezonit, një lider i vërtetë. Është bukur ta kem në dispozicion dhe të kem besim te cilësitë e tij”.

Në përfundim, Enrique po i drejton skuadrës së tij në një aventurë që mund të ndryshojë historinë e klubit: “Dua të shkruaj historinë me PSG-në. Është një klub i jashtëzakonshëm, ndihem me fat që jam këtu. Sonte do të japim gjithçka për tifozët tanë”.

PROMO

Nga Rubrika