E diel, 2 Mars, 2025
2.6 C
Pristina

Luiz Ejlli pjesë e “Ferma VIP”? Ja çfarë po ndodh!

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Pas triumfit të tij në Big Brother VIP Albania, këngëtari Luiz Ejlli duket se është gati për një tjetër sfidë në botën e reality show-t. Sipas burimeve të Prive, Luizit i është propozuar një rol i rëndësishëm në spektaklin “Ferma VIP”, që transmetohet në Vizion Plus.

Thuhet se këngëtari mund të zëvendësojë Bes Kallakun, i cili ka drejtuar sezonin e kaluar të formatit, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Burimet tregojnë se Ejlli dhe produksioni janë në bisedime, ndërsa një marrëveshje mes tyre është në proces finalizimi.

Ky lajm ka ngjallur menjëherë reagime të shumta nga fansat e Luizit, të cilët janë kuriozë ta shohin atë në një tjetër format televiziv, pas suksesit të tij të jashtëzakonshëm në BBVA. Me karizmën dhe natyrën e tij të drejtpërdrejtë, Luiz Ejlli do të ishte një shtesë interesante për “Ferma VIP”, një reality show ku personazhet publike vendosen përballë sfidave të jetës në fshat.

Pritet që në ditët në vijim të mësohet më shumë rreth këtij bashkëpunimi dhe nëse Luiz Ejlli do ta pranojë këtë ofertë të re televizive. A do ta shohim Luizin në “Ferma VIP”? Kjo mbetet për t’u parë!

PROMO

Nga Rubrika