E hënë, 12 Maj, 2025
11.1 C
Pristina

Luiz Ejlli poston foton me Edi Ramën: Votoni se cilin dëshironi ta largoni

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ishte sot i ftuar në podcast-in e kryeministrit, Edi Rama.

Këngëtari i njohur ka folur që nga fëmijëria, pjesëmarrja te “Ethet”, fitorja e BB VIP dhe projektet për të ardhmen.

Pas përfundimit të bisedës, ku i ftuar ishte gjithashtu edhe kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, Luizi ka bërë një postim në profilin e tij në “Instagram”.

Ejlli ka postuar një fotografi me kreun e qeverisë, ku të dy shfaqen të qeshur.

Por vëmendjen më të madhe e ka marrë shkrimi që ka shoqëruar pozën në fjalë.

“Votoni se cilin dëshironi që të largoni?”, ka shkruar fituesi i BB VIP dhe menjëherë kanë vërshuar pëlqimet dhe komentet.

Shiko foton:

PROMO

Nga Rubrika