E enjte, 3 Korrik, 2025
30.9 C
Pristina

Luizi jep komentin e tij të parë për përplasjen Romeo-Meriton

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Luiz Ejlli ka dhënë komentet e tij të para përsa i përket lojës së banorëve të “Big Brother VIP 3”.

Ai u pyet nga Ledioni se çfarë mendimi ka për përplasjen Romeo-Meriton dhe se kujt i jep të drejtë.

Për këtë, Luizi dha një përgjigje ‘të ftohtë’ dhe të ‘ashpër’, duke treguar si fillim se që të dy banorët janë duke e përdorur këtë situatë për vëmendje.

Më pas, Luizi tha: “Ta dija kështu, kisha ardhur në 9:30. Se di pse pse u morrët me këta 35 minuta emision. Po e bëjnë të gjithën për lojë sepse iu ka humbur vëmendja.

Momente të bukura në çift nuk kanë dhe çfarë të bëjnë, hajde ti biem njëri-tjetrit”.

Gjithashtu Luizi tregoi se këtë sezon nuk e ka një banor të preferuar, por një personazh po, e ka; Ledion Liçon!

PROMO

Nga Rubrika