Web Analytics
E diel, 26 Maj, 2024
20.9 C
Pristina

Luizit “nuk i ndahet shpirti” nga ish e fejuara? Zbulohet si e bëri pjesë të filmit

Jo vetëm në BBV, por në çdo intervistë të tij pas fitores së reality show-t, Luizi nuk ka lënë rast pa përmendur historinë e tij të shkuar të dashurisë.

Atë më vajzën e Jozefina Topallit, Megin.

Duket se edhe filmin ku ka luajtur së fundmi, Luizi e lidh pikërisht me këtë histori.

Kujtojmë se Luizi në film ka rolin e një djali të një shtrese të varfër të shoqërisë, i cili dashurohet me Olta Gixharin (aktore) që në film i përket një familje të pasur.

Luiz Ejlli, një nga dy protagonistët e këtij filmi, shprehet:

“Personazhi në film ka të bëjë me një pjesë të jetës sime shumë të rëndësishme që e kam përjetuar vetë.

Ndoshta kjo është arsyeja që e kam gjetur veten në atë rol.

Më pëlqen sepse shoh veten ku jam sot dhe rikthehem tek Besi që kam rolin në film”.

“Natën e ndarjes kam fjetur në makinë dhe kam patur vetëm 37 mijë lekë të vjetra në xhep”, u shpreh Luizi me lot në sy teksa tregonte historinëe ndarjes me Megin në BBV.

Të fundit