Lumbardh Salihu, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, ka reaguar ndaj spekulimeve lidhur me një marrëdhënie të mundshme me këngëtaren e njohur Semi Jaupaj.
I ftuar në emisionin “Studio A”, Lumbardhi ka sqaruar qartë se raporti mes tij dhe Semit nuk ka karakter romantik, duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për një miqësi të zakonshme.
Ai e ka përshkruar këtë spekullim si një krijim të mediave sociale, duke shprehur shqetësim për ndikimin që këto zëra mund të kenë në jetën e tij të përditshme.
“Më kanë dërguar disa artikuj… Është normale me pas shokë dhe shoqe, nuk ka asgjë më tej. Jetën private nuk kam qejf shumë,” tha ai, duke i hedhur poshtë të gjitha thashethemet dhe duke insistuara që marrëdhënia e tyre është thjesht një miqësi.
Lumbardhi ka kërkuar që publiku të respektojë privatësinë e tij dhe të mos shpërndajë informacione që nuk janë të vërteta.
Aludimet për një lidhje romatike filluan pas disa shfaqjeve të përbashkëta nga dyshja në rrjetet sociale.
Lumbardhi dhe Semi shpesh pozonin së bashku, duke buzëqeshur dhe duke u dukur të afërt. Këto momente të kapura në foto kishin bërë shpërthimin e imagjinatës së fansave, duke krijuar një diskurs të gjallë në lidhje me një romancë të mundshme.