Web Analytics

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën për dhënien e tenderëve

Botuar nga: InfoKosova

Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Prishtinë kanë akuzuar kryetarin Përparim Rama se tenderat për infrastrukturën rrugore të qytetit po marrin bashkëpuntorët e tij.

Në reagimin e bërë për media thuhet se, ata mirëpresin punimet për vazhdimin e rrugës B, por që shprehin shqetësimet e tyre lidhur me përfituesit e këtyre projekteve.

“Ajo çfarë na brengos është fakti se Operatorët Ekonomik, fitues të kësaj kontrate, janë kompani të vëllezërve dhe kushërinjve të Fadil Aliu – Hertica, e i cili është ndër bashkëpunëtorët më të afërt të kryetarit Rama.

Fadil Aliu është shef i sektorit të Burimeve Njerëzore në Komunën e Prishtinës dhe për t’u emëruar në këtë pozitë kishte dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistit të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Gjithashtu është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së”, thuhet në reagim.

LVV po ashtu thotë se që nga ardhja në pushtet e Ramës, këto kompani kanë fituar numër të madh të tenderëve.

“Kompania e vëllezërve të tij “Integral”-Shpk dhe kompania e kushërinjve të tij “Milenium Konstruction”-Shpk prej ardhjes në pushtet të Përparim Ramës dhe LDK-së kanë fituar një numër të madh të tenderëve në Komunën e Prishtinës.

Tash edhe tenderin për vazhdimin e rrugës B.

Tashmë po shihet se jemi në fazën kur Përparim Rama dhe LDK-ja e tij janë duke i kthyer borxhet ndaj bizneseve që i kanë mbështetur gjatë fushatës zgjedhore.

Ndër ta janë edhe kompanitë e vëllëzërve Aliu, në objektin e të cilëve, gjatë zgjedhjeve, ishte i vendosur shtabi i Përparim Ramës”, vijon reagimi.

Tutje, LVV thekson se “po dëshmohet në vazhdimësi se me Përparimin dhe LDK-në në pushtet nuk fiton as Prishtina as ekonomia e vendit. Fitojnë bashkëpunëtorët e Përparimit, fitojnë njerëzit e afërm me LDK-në, fiton nepotizmi e korrupsioni”. /Telegrafi/

 

Të FUNDIT