Georgina Rodriguez mbërriti në Venecie për Festivalin e Filmit dhe tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj.
Partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo ka shkaktuar surprizë duke u shfaqur në Itali. Paparazzët e filmuan atë pas mbërritjes në aeroportin Marco Polo, transmeton Indeksonline.
Veshja e saj tërhoqi shumë vëmendje.
Ajo veshi një bluzë të shkurtër të zezë dhe pantallona të shkurtra të zeza që shumëkujt i ngjanin më të brendshme.
Gjithashtu, ajo kishte pantallona rrjetë dhe sandale të zeza si dhe një kapele në kokë.
Georgina ka befasuar së fundmi fansat me një imazh në njoftimin e sezonit të tretë të serialit Soy Georgina.
E fejuara e Cristiano Ronaldos shfaqet me flokë bjonde në një klip që ka postuar në Instagram.
Georgina normalisht ka flokë të errët, ndaj shumë njerëz kanë shkruar në komente se nuk e kanë njohur në fillim, por flokët e saj biondë duken shumë bukur./Indeksonline/
Shiko foton: