Web Analytics
E shtunë, 19 Korrik, 2025
30.3 C
Pristina

Manchester United në kërkim të një sulmuesi të ri: ja tre emrat në listë

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Pas mbylljes së marrëveshjes me Brentford për Bryan Mbeumo për gati 80 milionë euro, Manchester United ka nisur aksionin për të transferuar një sulmues të ri.

Dëshira e madhe e “Djajve të Kuq” ka qenë filimisht Viktor Gyokeres dhe më pas Victor Osimhen, por të dy sulmuesit refuzuan mundësinë për t’u transferuar tek United.

Me kalimin e kohës, interesi i klubit për katër emra ka ardhur duke u rritur.

Treneri Ruben Amorim ka një listë me tre sulmuesë, njëri prej të cilëve do të transferohet me patjetër te “Djajtë” këtë verë.

Emri i parë në listë është senegalezi i Chelsea-s, Nicolas Jackson.

Për Jackson-in, londinezët kërkojnë plot 100 milionë euro, një shifër e konsiderueshme por që përfaqëson dëshirat strategjike të Manchester United.

Një tjetër opsion për të forcuar sulmin është edhe Benjamin Sesko.

Slloveni shkëlqeu sezonin e kaluar me Leipzig, duke shënuar 21 gola në 45 ndeshje dhe duke treguar se është një nga talentet më të spikatur në Evropë.

Optimi i tretë dhe po ashtu një emër i njohur në Premier League është Ollie Watkins.

Watkins vjen nga një sezon i vështirë në Aston Villa, ku luajti 54 ndeshje dhe shënoi 17 gola.

Megjithatë, ai duket gati për të nisur një aventurë të re në karrierën e tij, ndoshta te Manchester United.

Kjo është një periudhë intriguese për “Djajtë e Kuq”.

Me tre sulmues në radar, klubit i nevojitet vendim i shpejtë për të siguruar shërbimet e njërit prej tyre për të forcuar radhët për sezonin e ri.

Fanatikët e Manchester United shpresojnë se aksioni do të jetë i suksesshëm dhe që klubi do t’i rikthehet lavdisë së tij të dikurshme.

Çfarë mendoni për këto transferime të mundshme?

Mendimi juaj është shumë i rëndësishëm për ne, ndaj ju ftojmë të komentoni edhe ju në Facebook – bashkohu diskutimit!

PROMO

Nga Rubrika