Web Analytics

“Më ka kapur në mes të natës, më shtyu nga muri dhe tentoi…”, Françeska rrëfen sulmin nga një burrë

Botuar nga: InfoKosova

Françeska Murati ka rrëfyer mbrëmë në “Big Brother VIP3” se është sulmuar në Britani nga një maroken.

Gjatë një bisede me vajzat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, banorja tha se rreth orës 9 të darkës rrugës për në shtëpi, një burrë mes rrugës ka tentuar që t’ia marrë telefonin.

Murati tregoi se në një moment personi në fjalë e ka goditur atë me grusht në fytyrë, duke e rrëzuar në tokë, ndërsa sipas banores, policia e cila e pa sulmuesin nuk bëri asgjë për ta kapur atë.

”Kam qenë një herë duke iku në shtëpi, ishte ora 9 e darkës.

Një burrë më ka kapur në mes të rrugës, më ka shtyrë te muri për të më marrë telefonin.

Unë luftova sepse në atë moment nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte.

Ngaqë po luftoja, ai më gjuajti me grusht në fytyrë dhe unë aty rashë dhe ai iku.

Ishte si maroken.

Ndalon makina me policë dhe nuk e ndoqën, më futën në makinë më morën deklaratën dhe asgjë nuk ndodhi me atë.

Më ka kap në mes të rrugës moj”,– tregoi Franceska.

Të FUNDIT