Web Analytics

Më shumë kënaqësi për gratë apo për burrat?! Ja se çfarë tregon studimi i fundit për masturbimin!

Botuar nga: InfoKosova

Duhet të bëjmë një dush para se të dalim në një takim?

Po. A duhet të masturbohemi para ‘date-t’? Gjithashtu, po.

Takimet e para gjithmonë janë shumë stresuese, ndaj masturbimi mund t’jua lehtësojë.

Në vend që të flisni para pasqyrës me veten për çfarë do të thoni, provoni të kënaqni veten dhe gjithë energjia dhe vëmendja do të përqëndrohet tek ju.

Ndërkaq, ka arsye të ndryshme pse burrat dhe gratë praktikojnë masturbimin pasi kjo varet nga shpeshtësia dhe kënaqësia e marrëdhënieve seksuale që ata kanë në çift.

Por, sipas studimeve masturbimi kënaq më shumë gratë.

Studimi i kryer në Universitetin e Oslos, shqyrtoi marrëdhënien midis frekuencës së masturbimit dhe kënaqësisë seksuale me një partner për të dy gjinitë.

Studiuesit anketuan 4.160 norvegjezë dhe zbuluan se muajin e fundit, 66% e grave dhe 84% e burrave kishin praktikuar masturbimin.

Shumica e burrave e bënin këtë më shpesh se gratë, dy ose tre herë në javë kundrejt dy ose tre herë në muaj.

Duke thelluar hetimin dhe duke bërë pyetje të reja, studiuesit zbuluan se gratë që kishin marrëdhënie seksuale më shpesh raportonin kënaqësi të lartë dhe një frekuencë më të lartë masturbimi.

Burrat që masturboheshin më shpesh kishin një nivel më të ulët të kënaqësisë seksuale, ndërsa ata që kishin marrëdhënie seksuale më të shpeshta dhe më të kënaqshme në çift masturboheshin më pak.

Rikujtojmë, se mjeku i famshëm për transplantin e flokëve ka paralajmëruar që masturbimi i tepërt mund të shkaktojë humbje të flokëve.

Dr.Umear Ahmad, ka thënë se meshkujt shpesh pyesin se a çon masturbimi deri te humbja e flokëve.

Doktori ka shpjeguar që, edhe pse vitamina A (e cila gjendet në spermë) është e rëndësishme për humbje të flokëve, një mashkull do të duhej të masturbohej papushim për të parë ndonjë ndryshim të dukshëm.

Të FUNDIT