Dyshja janë parë shumë të afërt së bashku, ndërsa nuk kanë munguar as momentet intime mes njëri-tjetrit.
Mbrëmjen e djeshme teksa ndodheshin në krevat së bashku, gazetarja i tha banorit se ndihet shumë me fat që është me të në këtë shtëpi, ndërsa Meritoni u mbulua me jorgan dhe filloi që ti “fuste duart” asaj.
Pjesë nga biseda:
Ilnisa: Çfarë do të bëja unë këtu pa ty? Shyqyr që të kam.
Si më erdhe ti mua, kush të solli? Meri të solli jam e sigurtë.
Jemi në një përrallë a e din ti këtë?
Meritoni: E di e di
Ilnisa: Si lindën këto gjëra? Mos më gudulis, pash Zotin.
Oh, aman të lutem
Meritoni: Pse thua ti unë e di kur ti je i mërzitur?
Ilnisa: Kur ti mendohesh, unë ty… Unë e di kur ti ke ndonjë gjë në mendje dhe kur mërzitesh.
E ndjej shumë, sa të shoh në mëngjes e shikoj se si do të jesh.
Jam shumë krenare se si e shikoj veten çdo ditë.
E kisha menduar që kjo gjë do vinte një ditë, por më vonë jo tani.
Kjo që më ndodh në raport me ty se di…