Që pas daljes nga ‘Big Brother VIP Albania’, Livia ka rigjetur vendin e saj në qendër të vëmendjes me daljet e saj publike.
Recentisht, ajo u shfaq në një intervistë për ‘Top Albania Radio’, ku fliste lirshëm për jetën e saj personale dhe karrierën e saj në muzikë. Livia, e cila ka fituar zemrat e fansave të saj gjatë qëndrimit në reality show, vazhdon të mahnitë audiencën me historitë e saj intrigante.
Gjatë intervistës, Livia ndau momente të rëndësishme nga karriera e saj, duke përfshirë sfidat dhe arritjet që ka pasur. Ajo e përshkroi veten si një person të vendosur dhe të pasionuar pas muzikës, duke u angazhuar të sjellë gjithmonë diçka të re dhe fresh në tregun muzikor.
Por, momenti më i befasishëm i intervistës erdhi kur këngëtari i njohur G-Bani hyri në studio duke i bërë provokime Livia-s.
Në një moment emocionues, ai i mbylli sytë dhe i kërkoi të gjejë se kush ishte ai. Për habinë e të gjithëve, Livia e identifikoi menjëherë nga aromat e parfumit që ai kishte, duke shkaktuar një reagim të papritur dhe të këndshëm në studio.
Ky moment argëtues jo vetëm që solli humor në intervistë, por gjithashtu rriti interësimi i audiencës për marrëdhënien e tyre. Spekullimet për një miqësi speciale mes Livia-s dhe G-Bani-t kanë marrë hov të ri dhe fansat janë të etur për të mësuar më shumë. Disa media spekullojnë se kjo mund të jetë fillimi i një bashkëpunimi artistik mes dy të rinjve të talentuar.