Pas ndarjes së lajmit që u bënë prindër, Kiara dhe Luiz morën urime të përzemërta prej dashamirësve, familjarëve, personazheve VIP e shumë të tjerë.
Një prej tyre ishte dhe moderatori i ‘BBV3’, Ledion Liço i cili përveç urimit në postimin e çiftit, bëri një tjetër urim të veçantë live nga studio e ‘BB’.
E teksa ditën e sotme Kiara ka ndarë një fotografi të Luit dhe Lunës, ajo ka bërë një falenderim për Ledionin dhe produksionin nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj personale të Instagramit.
Shiko foton:
![](https://infokosova.net/wp-content/uploads/2024/05/kiara-98952.jpg)