Web Analytics

Messi kishte vendosur të largohej nga PSG para një muaji

Botuar nga: InfoKosova

E ardhmja e Lionel Messit nuk do të jetë në Parc des Princes në sezonin e ardhshëm, pasi argjentinasi ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germaini.

Mirëpo, vendimi i kampionit të botës duket të jetë marrë shumë kohë para udhëtimit të tij kundërthënës në Arabinë Saudite në javën e kaluar.

35-vjeçari është suspenduar për dy javë nga klubi francez për shkak të një udhëtimi të pamiratuar nga drejtuesit e PSG-së.

Menjëherë pas filluan të qarkullojnë raportimet se kjo situatë edhe konfirmon fundin e Messit te kampioni i Ligue 1.

Mirëpo, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se argjentinasi kishte vendosur të ardhmen e tij para një muaji.

Babai i tij, Jorge, që njëherësh është edhe agjenti i futbollistit e kishte njoftuar klubin parisien për largimin e sulmuesit, i cili është i zhgënjyer me projektin në Parc des Princes.

Udhëtimi i Messit në Arabinë Saudite nënkupton se liga e atjeshme elitare është konkurrent serioz për angazhimin e tij nga edicioni i ardhshëm. Mirëpo, konkurrenca për nënshkrimin e Messit është e madhe.

Të FUNDIT