E diel, 1 Shtator, 2024
15.7 C
Pristina

Mirdoni largohet nga “Tv Dukagjini”, bën paralajmërimin e madh

Ish-banori i “BBVK”, Mirdon Pacolli i ka dhënë fund rrugëtimit të tij në “TV Dukagjini”.

Me anë të disa imazheve gjatë moderimit në televizion, ai tha se ka marrë vendimin që të mbyll aventurën në këtë medium.

Përmes një shkrimi të gjatë falënderoi të gjithë ata që ka bashkëpunuar si dhe miqësinë që e ka krijuar përgjatë tri viteve.

Për fund la të kuptojmë që nuk do të qëndrojë larg fansave pasi po “gatuan” diçka të re.

Postimi i plotë:

“Shoqnia jem e dashtun, të gjithë ju që me keni qëndruar afër për këto 3 vite të bukura të jetës simë si pjesë e Radio Dukagjinit, kam marr një vendim jo shumë të lehtë për ta përmbyllur aventurën time në mediumin që ju njoha shumë prej juve.

Ky vendim ka qenë një sakrificë e nevojshme për të qenë i përkushtuar edhe më shumë në profesionin e zemrës, muzikën.

E di që do të iu mungoj sepse me padyshim do të më mungoni edhe ju mua, dëgjuesit me të cilët kemi ndarë momente të paharrueshme, stafi teknik i Radio Dukagjinit, stafi i gazetarëve dhe moderatorëve dhe gjithashtu drejtoresha @editadoli .

@donikah dhe @drilona.ds ma keni lehtsu punën dhe e konsideroj vetën me fat që kemi ndarë studion bashkë, e di që do të vazhdoni të bëni më të mirën për dëgjuesit tanë kudo që flitet shqip.

Jam mirënjohës për të gjitha përvojat e mrekullueshme dhe mësimet që kam marrë gjatë viteve të punës sime.

Ju faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin dhe miqësinë në këto vite të shkëlqyera.

Për të gjithë ju që e keni për zemër Mirdonin, ju e dini që nuk rri larg juve, për cka e kam fjalën do ta kuptoni së shpejti.

Ju dua, Radio DUKAGJINI

Mirdon Pacolli, Kosovë Prishtinë (Emshir ka fundi)”./Indeksonline/

Shiko postimin:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mirdon Pacolli (@mirdon_pacolli)

Nga Rubrika