Web Analytics
E hënë, 1 Shtator, 2025
17.3 C
Pristina

Misteret e Egli Takos: Rrëfimi i motrës për jetën jashtë Big Brother VIP

Eftuar në “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë motra e Egli Takos, Ejona.

Në një intervistë me moderatoren e programit Heidi Baci, ajo ka rrëfyer gjithçka rreth mënyrës se si e shikon lojën e Eglit brenda në BBV por edhe se si i ka pritur komentet jashtë në lidhje me mbështetjen e familjes së saj.

Ejona ka treguar se mbështetja e familjes për Eglin është e pakushtëzuar. “Unë nuk besoj që ka familje që nuk mbështesin vajzën apo djalin e tyre. Kanë arritur derisa na kanë hyrë edhe në fjalët tona duke u shprehur edhe në emrin tonë,” tha ajo.

Ajo theksoi se është shumë e padrejtë të kritikohet mënyra se si ata e mbështesin motrën e tyre, duke potencuar se gjithsecili bën gabime dhe është e natyrshme të jesh mbështetës, pavarësisht situatës. “Ne e mbështesim me të mirat dhe gabimet e saj, si çdo njeri, askush nuk është perfekt,” shtoi ajo.

Si është Egli si motër në jetën e përditshme?

Ejona e përshkroi Eglin si një person emocional, i ngjashëm me atë që shohim në ekran. “Është po e njëjta Egli që është edhe jashtë me të mirat dhe të këqijat e saj, por protektive, shumë protektive. Do të thoja që është vëllai i munguar i familjes sonë,” shpjegoi Ejona me një buzëqeshje nostalgjike.

Kur e shikon motrën e saj të përlotur ose të mërzitur brenda shtëpisë, si është ndjerë Ejona dhe çfarë e ka prekur më shumë?

Ejona ndan se ka momente kur ndihmohet të flasë me të, sidomos në situata të vështira. “Ka momente që e kam shumë të nevojshme që t’i shpreh diçka. Në momentet kur ndihem keq ose kur ndihem poshtë, unë i shkruaj në Whatsapp. Një sekret i vogël për ju. Nuk marr përgjigje normalisht, por më duket sikur në njëfarë mënyre kam çliruar atë që doja t’i shprehja,” tregon ajo duke zbuluar një aspekt personal të lidhjes së tyre.

Cili ka qenë momenti më i fortë për Egli në BBV sipas këndvështrimit të motrës së saj?

Kur u pyet për momentin më të fortë të Eglit deri tani, Ejona ka theksuar se ndoshta ai moment nuk ka ardhur akoma. “Mendoj që nuk ka ardhur akoma. BBV është një program dinamik dhe gjithmonë ka mundësi për rrjedha të reja,” shpjegoi ajo duke qenë optimiste për ngjarjet e ardhshme në shtëpinë e Big Brother.

A e mendonte motra e Eglit, se ajo do të krijonte një raport aty brenda me Gjestin?

Ejona shprehu se ajo dhe dhe Egli vetë nuk e kishin parashikuar një marrëdhënie të tillë. “Jo vetëm unë nuk e mendoja, por edhe Egli vetë kur ka hyrë e ka shprehur që kjo ka qenë një nga gjërat që nuk mendonte se do ta bënte aty brenda. Por ndodhin situata të papritura,” nënvizoi ajo. Kjo tregon se realiteti i ekranit shpesh është i ndryshëm nga pritshmëritë fillestare.

Ejona vazhdoi të flasë për emocionet e forta që e kaplojnë dashurinë dhe mbështetjen që ata ndajnë për njëri-tjetrin. “E gjithë kjo situatë dhe emocionet që ndihen aty brenda janë një përvojë e veçantë dhe do të kujtohen gjithmonë,” përfundoi ajo me një ton optimist dhe entuziast.

PROMO

Nga Rubrika