Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi dhe reperi Capital T kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën së bashku në Toskana.
Lajmi është bërë publik përmes një postimi në Instagramin e reperit, ku ai ka ndarë fotografi ku të dy shfaqen duke mbajtur duart, në një skenë intime dhe larg syve të publikut.
“Çfarë fundjave”, shprehet ai.
Përkundër se vetë nuk kanë folur kurrë publikisht për lidhjen e tyre që vazhdon tashmë prej kohësh, sidomos muajve të fundit, edhe me prezencën e bukuroshes në videoklip, Kapo dhe Adrola kanë lënë më shumë “shenja” në rrjete sociale, duke mos u treguar hermetik si për një kohë shumë të gjatë krah njëri-tjetrit.
Të dy janë parë shpesh së bashku në ngjarje të ndryshme, duke shijuar momentet e tyre të dashurisë. Ata kanë ndarë fotografi të shumta në rrjetet sociale, duke krijuar një imazh të ngrohtë dhe dashamirës mes tyre. Jashtë skenës, përveç se artistë të njohur, ata janë bërë një çift që rinovon besimin në dashuri.