Web Analytics

Morën vendin që të dërgon në Champions League! Edon Zhegrova bëhet kapo i tifozëve të Lille, shqiptari ndez stadiumin në kore [Video]

Botuar nga: InfoKosova

Edon Zhegrova është lojtari shqiptar i momentit! Futbollisti i Lille po shkëlqen me super golat dhe performancat e tij fantastike në Ligue 1.

Në mbrëmjen e sotme, kjo skuadër arriti që të fitojë në shifrat 3-1 ndaj Marsejës.

Pas këtij triumfi, Lille mori vendin e tretë që të dërgon në Champions League.

Megjithatë Lille që ndodhet në barazim pikësh me Monakon, ka një ndeshje më tepër të zhvilluar se këta të fundit.

Rruga është ende e gjatë deri në fundin e kampionatit, ndërsa menjëherë pas mbylljes së ndeshjes së sotme, Edon Zhegrova është kthyer në kapon e tifozëve të Lille duke ndezur stadiumin me kore.

Shiko Videon:

Të FUNDIT