Reperi i njohur, Mozzik ka vizituar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli në Hagë, ku po qëndron si i paraburgosur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Gramoz Aliu tha se me Veselin biseduan për gjëra frymëzuese dhe qeshëm shumë së bashku.
Ai tha se Veseli u ka bërë të fala të gjithëve.
“Vallai Kadria o burrë amo burrë burrë ata që e njofin e njofin.
Disa djem atëherë me disa armë që morën rrugën për me çliru Kosovën , po rrinë në burg.
Po e paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e lirisë.
E dhimbshme , e trishtë se në çfarë horizonte është lakuar lufta e pastërt e UÇk-së .
Lutem që rinia, brezi i ri të informohet me historinë e shtetit tonë më shumë, me luftën me lirinë dhe me gjithçka që po kalojmë.
Biseduam shumë gjëra frymëzuese e besa edhe qeshëm shumë së bashku.
Të fala keni të gjithë !”, ka shkruar reperi.
Ai pasi u largua, e tregoj gjith kete histori.
Shiko foton: