Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, është shfaqur së fundmi në seancën gjyqësore me një pamje ndryshe, dukshëm me flokë të mbjellë.
Kjo ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë komentuar faktin se edhe pse ndodhet në paraburgim për një krim tronditës, ai ka gjetur kohë për ndërhyrje estetike.
Një ndër komentet që mori vëmendje ishte ai i këngëtares Vesa Luma, e cila publikoi një video nga seanca në Instagram Story, duke shkruar: “Përveçse e ka mbyt grun nër sy të fëmijëve, në burg paska pas kohë Naim Murseli me i mbjell flokët.”
Kujtojmë se rasti i Naim Murselit tronditi opinionin publik në fund të vitit të kaluar, kur u zbulua se ai kishte organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij.
Ky rast ka shkaktuar reagime të shumta nga të gjitha shtresat e shoqërisë, duke i vendosur individët përballë një reflektimi të thellë mbi familjen dhe dhunën në marrëdhënie.
Me gjithë rrethanat e rënda, pamja e tij e re në gjykatë ka shërbyer si një moment kur disa përdorues online kanë filluar të spekulojnë mbi prioritetet e tij, duke e pyetur nëse estetika është më e rëndësishme se procesi gjyqësor që po përballet.
Komento edhe ti në Facebook – bashkohu diskutimit!