Web Analytics

Ndërron jetë ish-gazetari dhe zyrtari i MPJD-së, Arben Rugova

Botuar nga: InfoKosova

Ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare, ish-gazetari dhe zyrtari Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arben Rugova.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit. I njëjti do të varroset të enjten në Plavë të Malit të Zi.

Gjithashtu bëhet e ditur se të dielën në Prishtinë do të pranohen ngushëllimet për të ndjerin.

“Me zemër të thyer njoftojmë se të hënën më datën 18 mars 2024 në moshën 52 vjeç ndërroi jetë i yni, Arben (Jakup) Rugova. Varrimin e kryejmë të enjten më 21 mars në ora 15:00 në fshatin e vendlindjes Hakaj, komuna Plavë – Mali Zi.

Ngushëllimet i pranojmë të premten, 22 mars në shtëpi të lindjes po në Hakaj, kurse në Prishtinë të dielën më datën 24 mars në Hotel Grand prej orës 9:00 deri në orën 17:00.

Të pikëlluarit: Babai Jakupi, bashkëshortja Mina, e bija Sena, i biri Rioni, motrat Selvija, Sofija dhe Arbnorja me familje, vëllai Agroni me familje si dhe familja dhe farefisi i gjerë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Të FUNDIT