Web Analytics

Ndikoi përplasja me Ronaldon? Luizi humb mijëra followersa në Instagram

Botuar nga: InfoKosova

Nuk e dimë nëse qëndron si fakt apo mbetet thjesht aludim, megjithatë pas përplasjes me Ronaldo Sharkën, Luiz Ejlli ka humbur ndjekës në Instagram.

Kështu tregon rubrika “Social Top 5” e emisionit “Live From Tirana”, që update-on me zhvillimet e fundit në rrjetet sociale të personazheve të njohur.

10. Luiz Ejlli, një nga pritagonistët e “Në kuadër të dashurisë” që po xhirohet aktualisht në Korçë, është në vend të fundit këtë javë, duke qenë se ka humbur 3 mijë ndjekës.

9. Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes me minus 1 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu në 585 mijë ndjekës. Efi vazhdon të humbasë ndjekës.

8. Krist Dragot rezulton me një rezultat stabël nga java e kaluar, duke qenë se nuk ka fituar asnjë ndjekës të ri. Kristi ka treguar se shumë shpejt do të nxjerrë në treg firmën e tij të parfumeve.

7. Keisi Medini nga ana tjetër ka fituar 1 mijë ndjekës. Së fundmi është përfolur për një lidhje romantike mes saj dhe Dj Geek.

6. Në vend të gjashtë renditet Jori Delli. Ajo është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që transmetohet në televizion duke nisur nga kjo e diel. Këtë javë ajo ka shtuar 1 mijë ndjekës.

5. Olta Gixhari, e cila është duke xhiruar filmin “Në kuadër të dashurisë” së bashku me Luiz Ejllin, ka fituar këtë javë 1 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 423 K ndjekës.

4. Teksa në javën e kaluar Kiara Tito ka qenë pa asnjë rritje ndjekësish, këtë javë asaj i janë shtuar vetëm 1 mijë ndjekës të rinj.

3. Elvis Pupa, pasi ka ruajtur vendin e parë për të tretën javë radhazi, këtë herë ai kalon në vend të tretë dhe ka fituar 2 mijë ndjekës më shumë në “Instagram”.

2. Në vend të dytë pozicionohet Ronaldo Sharka. Këtë javë ai ka fituar 3 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 143 K.

1. Nga vendi i shtatë javën e kaluar, moderatorja Dea Mishel Hoxha ka arritur të rrëmbejë vendin e parë, duke shtuar 4 mijë ndjekës të rinj në “Instagram”

Të FUNDIT