E premte, 18 Prill, 2025
11.4 C
Pristina

Ndryshimi drastik i Feros, tani me kryq?

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Pas një mungese të gjatë në skenën muzikore, reperi i njohur shqiptar, Fero, është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut.

Artistin e njohur për tekstet e tij të drejtpërdrejta dhe stilin e veçantë, e pamë pak kohë më parë t’i largohej plotësisht muzikës për t’iu përkushtuar fesë.

Kjo zgjedhje, e shfaqur nga ai vetë në disa intervista, nxiti debat dhe spekulime në mesin e fansave dhe kritikëve të tij.

Fero, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, kaloi një periudhë të gjatë reflektimi gjatë së cilës u bë një ndjekës i devotshëm i Islamit.  Disa e përshkruan këtë transformim si një rrugë të nevojshme për të gjetur paqen shpirtërore pas përvojave të vështira të jetës në botën e muzikës.

Këngëtari ka fshirë këngët e tij nga platformat digjitale dhe e ka lënë jetën publike, duke jetuar në një mënyrë më të tërhequr dhe më të përkushtuar ndaj spiritualitetit.

Megjithatë, rikthimi i tij në skenë është shpallur me një stil të ri, ku përdorimi i kryqit ka marrë vemendje në veshjen e tij.

Fero

PROMO

Nga Rubrika