Kiara Tito, prezantuesja e njohur dhe ish-banore e “Big Brother VIP Albania”, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e saj duke prezantuar spektaklin e humorit “Portokalli”.
Ky debutim ishte i shumëpritur nga publiku, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte mungesa e unazës së saj të fejesës, të dhuruar nga Luizi.
Gjatë transmetimit, fansat e saj vunë re se Kiara nuk po mbante unazën e fejesës, gjë që ngriti menjëherë spekulime dhe diskutime në rrjete sociale.
Ndërkohë që prezantimi i saj u vlerësua për stilin dhe profesionalizmin, ky detaj i vogël nuk i shpëtoi vëmendjes së publikut, veçanërisht të atyre që kanë ndjekur nga afër lidhjen e saj me Luiz Ejllin.
Nuk dihet ende nëse kjo lëvizje ka një kuptim të veçantë apo nëse është thjesht një zgjedhje e përkohshme.
Fansat janë në pritje të sqarimeve të mundshme nga vetë Kiara apo Luizi, ndërsa karriera e saj në “Portokalli” sapo ka nisur me shumë sukses./InfoKosova/
Shiko foton: