E hënë, 10 Mars, 2025
9.6 C
Pristina

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, diskutohet për komunikimet e Kusari – Lilës me Milan Radoiçiq

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Të premten, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radoiçiq.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të premten, më fillim prej orës 12:00, ku në rend dite është debati parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiq, i cili njihet si terrorist.

Këtë e ka konfirmuar Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media.

Kërkesën për debat e ka bërë kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiti me mbështetjen e 42 deputetëve ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës nesër (e premte).

PROMO

Nga Rubrika