“Fola me Gattuso gjatë verës, por nuk e prisja thirrjen. Do të duhet t’ia shpërblej besimin dhe të tregoj se çfarë mund të bëj në fushë për të ndihmuar ekipin“.
Këto ishin fjalët e para të Giovanni Leoni, mbrojtësit të Liverpool (u transferua këtë verë për 35 milionë euro), në thirrjen e tij të parë në ekipin kombëtar të të rriturve, pasi i bëri përshtypje trajnerit të Italisë me personalitetin dhe aftësinë e tij për t’u mbrojtur në lojë të hapur.
Dy javë më parë, ai u transferua te skuadra kampione e Anglisë, ndaj ky fundvere ka qenë magjik për talentin Italian. “Gjithcka ndodhi kaq shpejt dhe nuk më bësohet që jam te Liverpool dhe në kombëtare”, tha Leoni.
Për mjedisin në Coverciano: “Është emocionuese dhe më mbush me krenari të jem pjesë e këtij grupi dhe të stërvitem me kampionë të tillë”.
“Këtu me ekipin kombëtar, fola me Bonucci dhe ai më dha disa këshilla, duke pasur parasysh se ai ishte një mbrojtës i shkëlqyer. Gjithmonë më ka pëlqyer lidershipi i tij dhe aftësia e tij për të luajtur me topin”, deklaroi Leoni.