Mosmarrëveshjet mes Bardhit dhe menaxherit të tij Jetmir Agaj duket se nuk kanë mbaruar.
Ka qenë Sara Gjordeni ajo e cila në një postim në Inatagram shprehet se menaxheri i ka marrë llogarinë Bardhit në një moment kur ai ka më shumë nevojë për t’u rritur në karrierë, teksa pret edhe të bëhet baba.
Sara i bën thirrje ndjekësve të heqin nga “follow” Bardhin deri në një njoftim të dytë.
“Duke qenë se numri im ka qenë i lidhur me acc e Bardhit.
Acc që po sulmohej ishte i tij.
Menaxheri i tij e ka marrë sërish përpara një ore Instagramin e Bardhit duke e lënë 100% pa akses.
Bardhi nuk e ka më Instagramin e tij.
Në emër timin dhe të Bardhit ju lusim me keqardhje të hiqni të gjithë follow nga Bardhi.
Si shenjë të pakënaqësie nga të kësaj sjelljeje e totalisht të pamerituarndaj tij në këto momente kaq delikate të familjes sonë, ku Bardhit i duhet të punonte më shumë se kurrë.
Nuk mendoj se mund të luhet kështu publikisht me një artist të këtij niveli, e as me psikologjinë e një djali i cili ka mjaftueshëm stress për rritjen e fëmijës së tij të parë.
Shqetësimi që po na shkaktohet të dyve nga këta persona prej kohësh është i paimagjinueshëm.
Sidomos mbi mua që jam më emocionale se normalisht.
Ndërkohë vazhdon të sulmohet adresa ime,”-shkruan Sara.
Shiko fotot: