Mbrëmjen e sotme zhvillohet Prime i rradhës në Big Brother Vip3, ku një prej banorëve pritet të lërë shtëpinë, pas një televotimi që do të hapet dhe mbyllet gjatë spektaklit.
Por ashtu sikundër është paralajmëruar në reality show pritet të ketë hyrje të banorëve të rinj.
Njëri prej tyre mund të jetë ish-partneri i Sara Gjordenit, Endrik Beba, i cili deklaroi se do t’i bashkohet shtëpisë këtë të martë.
Një surprizë mund të rezultojë ndaj banorëve edhe zarf i zi, që mbërriti sot në shtëpi dhe që pritet të lexohet gjatë spektaklit.
Nuk dihet nëse zarfi i zi përmban një vendim që mund të çojë në nominim një apo më shumë banorë, apo nëse nga shtëpia do të largohet direkt një prej konkurentëve që mund të ketë shkelur rregullat.